“Ku mete” është titulli i këngës më të re të Enca Haxhisë që pritet të lansohet në ditët në vijim.
Gjatë ditëve të kaluara, përmes disa imazheve të shpërndara në rrjetet sociale, ajo i ka paralajmëruar ndjekësit e saj për projektin e ri muzikor.
Ndërsa në postimin e fundit, këngëtarja u ka kërkuar fansave që t’i bëjnë 10.000 komente, në mënyrë që kënga e re të publikohet fundjavën e ardhshme.
“10.000 komente dhe ‘Ku mete’ del të shtunën…”, ka shkruar Enca në përshkrimin e fotografive të reja.
Padyshim që ky numër komentesh pritet të kalohet, ashtu që në vikend e ardhshëm pritet të lansohet kënga “Ku mete”. /Telegrafi/