Site icon Telegrafi

Kënga e re e Ed Sheeran “2step” u xhirua një vit më parë në Kiev të Ukrainës: Nuk kishte asnjë shenjë tmerri që do të vinte

Foto: Instagram

Ylli i muzikës pop, Ed Sheeran, ka konfirmuar se videoklipi i tij i ri është xhiruar në Ukrainë para se të niste lufta.

Këngëtari me bazë në Framlingham tha se kur ai xhiroi klipin për këngën e re “2Step” në kryeqytetin e vendit, Kiev, nuk kishte “asnjë shenjë tmerri që do të vinte”.

Këngëtari i “Bad Habits” tha gjithashtu se të ardhurat nga YouTube do të shkojnë në mbështetje të Ukrainës.

Ed Sheeran (Foto: Instagram)

Në një postim në Instagram, Sheeran shtoi: “Ne xhiruam videoklipin e 2Step vitin e kaluar në Kiev dhe megjithëse ishte hera ime e parë atje, më pëlqyen menjëherë njerëzit dhe vendi”.

Lexo po ashtu Ed Sheeran iu përgjigjet grupit ukrainas që u kthyen në ushtarë me një video-mesazh mbështetës

“Nuk kishte asnjë shenjë të tmerrit që do të vinte në Ukrainë dhe zemra ime është me të gjithë atje”, shtoi ai.

“Videoja është publikuar ditën e sotme (e premte) dhe të ardhurat nga përfitimet në YouTube do të shkojnë në apelin e DEC për Ukrainën”, përfundon shkrimin artisti.

Ed mes tjerash ka performuar edhe në një koncert përfitimi për Ukrainën në Birmingham, duke treguar mbështetjen e tij nëpër forma të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version