Duket se kënga e re e Bleros në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin është pritur shumë mirë.
Këngëtari shqiptar lansoi ditë më parë projektin me Muharrem Ahmetin të titulluar “Për Ty”.
Sipas një storie të publikuar nga vet Blero në rrjetin social Instagram, kënga e Bleros është ndër këngët e popullarizuara në Zvicër.
Projekti i ri i Bleros është punuar nga Prygo në muzikë dhe Uki në tekst. /Telegrafi/