Telegrafi

Kënga e re e Adelina Berishës që pritej të lansohej ditën e të dashuruarve, do të publikohet të premten

(Foto: Instagram/adelinnaberisha)

Adelina Berisha ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, të cilin është duke e kompletuar edhe nga ana vizuale.

Gjatë javës së kaluar, këngëtarja ja sjellë disa prapaskena nga xhirimet e videoklipit duke u treguar fansave se çfarë të prisnin.

Ishte njoftuar se projekti muzikor do të lansohej ditën e hënë, me 14 shkurt, gjegjësisht në ditën e të dashuruarve.

Megjithatë, përmes një postimi në Instagram, Adelina ka bërë të ditur se kënga e re do të publikohet ditën e premte.

Lexo po ashtu Adelina Berisha sjell së shpejti këngën e re, duket atraktive gjatë xhirimeve të klipit

“Të gjithë juve që e prisni këngën dhe videoklipin tim më të ri për nesër (e hënë) me datën 14 shkurt, ju njoftoj se do të publikohet të premten, mezi po pres të publikohet”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/adelinnaberisha)