Reperët Noizy dhe Ledri Vula kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri me titull “Dje dhe sot”.
Kënga është pritur mirë nga fansat që në momentet e para të publikimit, ndërsa kanë arritur të marrin komente të mira për këtë bashkëpunim.
Se është një bashkëpunim i suksesshëm, këtë e vërteton edhe fakti se për momentin “Dje dhe sot” renditet si një ndër 25 këngët më të pëlqyera në Itali.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vet Noizy, i cili ka publikuar në InstaStory një fotografi nga kënga e hedhur në YouTube, e cila tregon se kënga renditet e 25-ta për momentin në Itali.
Ndryshe, dyshja kanë sjell një klip shumë interesant, ku shfaqen me biçikleta duke shëtitur së bashku rrugëve të Berlinit. /Telegrafi/