Telegrafi

Kënga e Erës dëgjohet në filmin e ri të Scarlett Johansson (Video)

Në një film të përmasave të Hollywoodit dëgjohet muzika shqipe, kurse kjo tash nuk mund të konsiderohet utopi.

Me mega hitin e saj “BON BON”, këngëtarja shqiptare Era Istrefi arriti të pushtojë rrjetet sociale dhe jo vetëm. Kontrata milionëshe me Sonyn, intervista në mediat ndërkombëtare, reklama të ndryshme, adhurues nga mbarë bota janë vetëm disa nga rrugët që kjo këngë i hapi Erës drejt suksesit ndërkombëtar.

Ani pse ka mbi 1 vjet që është lansuar, sukseset e kësaj kënge ende po vazhdojnë. Në filmin e fundit të Scarlet Johansson “Rought Night” në njërën prej skenave në një klub nate në sfond dëgjohet “Bon Boni” i Erës. Kështu Era Istrefi ka bërë të degjohet shqip në një film të përmasave të Hollywoodit, shkruan rtv21.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth bukurosheve seksi shqiptare (Foto/Video)

Gjërat shkojnë tmerrësisht keq për një grup të shoqeve të cilat e punësojnë një mashkull si striptizer për një aheng të përfundimit të bachelorit në Miami. Scarlet Johansson, Jillian Bell, Zoe Isabella Kravitz, lana Glazer dhe Kate McKinnon janë vetëm disa nga emrat e aktoreve që luajnë në këtë film.

Ndryshe, kujtojmë se pas “Bon Bonit” Era lansoi këngën “Redrum”.

Në videon e shkëputur nga filmi mund ta dëgjoni këngën e Erës nga minuta 2:40, njëherit gjeni edhe trailerin e filmit.