Telegrafi

Kënga dhe klipi i ri i Capital T do të jenë zjarr (Foto)

Reperi i njohur i skenës Capital T aktualisht ndodhet në Paris të Francës, ku është duke shijuar disa ditë pushimi.

Ndërkohë ai vazhdon të jetë edhe shumë i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore të ndryshme, duke mos lënë anash as punën për projektet e reja muzikore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet e fundit nga Estrada Shqiptare

Së fundmi, ai ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se shumë shpejt do të publikojë këngën dhe klipin e tij më të ri, e siç thotë ai, do të jetë një projekt i zjarrtë.

“Kënga dhe klipi i ri do të jenë zjarr”, shkruan Capital T në një fotografi të publikuar në Instagram Story.

Përndryshe, projekti i tij i fundit mbetet kënga “C’est’a Guerre” në bashkëpunim me Macron, e lansuar në janar të këtij viti dhe që ka grumbulluar mbi 11 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/