Reperi i njohur i skenës Capital T aktualisht ndodhet në Paris të Francës, ku është duke shijuar disa ditë pushimi.
Ndërkohë ai vazhdon të jetë edhe shumë i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore të ndryshme, duke mos lënë anash as punën për projektet e reja muzikore.
Së fundmi, ai ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se shumë shpejt do të publikojë këngën dhe klipin e tij më të ri, e siç thotë ai, do të jetë një projekt i zjarrtë.
Përndryshe, projekti i tij i fundit mbetet kënga “C’est’a Guerre” në bashkëpunim me Macron, e lansuar në janar të këtij viti dhe që ka grumbulluar mbi 11 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/