Kënga “Count on Christmas” e artistes shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme në platformën Spotify, duke arritur ditën më të madhe të klikimeve këtë vit, vetëm disa ditë para festave të fundvitit.
Kjo ndodhi pavarësisht faktit se kënga është publikuar vite më parë dhe nuk ka pasur promovim të drejtpërdrejtë në media apo radio.
Në një postim të shpërndarë nga disa fansa të Bebe Rexha në X (ish-Twitter), u bë e ditur se kënga kishte arritur 240,579 streamime në një ditë, duke shënuar një rritje prej 86.6%.
•@BebeRexha 's "Count On Christmas" had its biggest streaming day this year on Spotify yesterday, with 240.579 (up 86.6%). No promo! No radio! Just a real hit 🎄🙌
— 爪卂尺K (@MSrexhars) December 25, 2024
Siç është theksuar, kjo arritje erdhi pa asnjë promovim apo mbështetje nga radio, duke e bërë atë një hit të vërtetë.
E lumtur me këtë sukses të këngës, Bebe Rexha e rishpërndau këtë lajm me ndjekësit e saj në X, duke treguar se edhe pa një promovim të gjerë, muzika e saj vazhdon të arrijë zemrat e audiencës në prag të Krishtlindjeve.
Ky sukses i këngës “Count on Christmas” tregon fuqinë e vazhdueshme të Bebe Rexhës në industrinë muzikore, duke e konsoliduar edhe më tej pozitat e saj si një nga artistet më të suksesshme dhe më të dashura në botë. /Telegrafi/