Telegrafi

Këndoi këngën “Jemi dhe s’jemi” të Vesa Lumës, Big Basta reagon pas performancës së Fifit në Big Brother

Këngëtarja e njohur Fifi ka performuar në “Big Brother Vip Albania” mbrëmjen e djeshme (e shtunë), për konkurrentët e spektaklit.

Ajo, e njohur për zërin e saj të fuqishëm dhe performancat e gjalla, ka zgjedhur të sjellë në skenë disa nga hitet e saj më të dashura.

Por jo vetëm kaq, ajo vazhdoi duke performuar këngën “Jemi dhe s’jemi” të këngëtares së mirënjohur Vesa Luma.

Foto: Big Brother Vip Albania/YouTube

Pas kësaj reperi i njohur Big Basta bëri një reagim në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë një video të performancës së Fifit në llogarinë e tij në Instagram.

Big Basta ka shprehur me ironi mosmarrëveshjen e tij me faktin që kënëgëtaren e kanë identifikuar si Vesa Luma.

Ai shkroi: “Ma dërguat këtë video që po këndon gruaja ime tek Big Brother, por artistja që shumë e respektoj dhe që po këndon live në shtëpinë më të famshme në Shqiptari nuk është gruaja ime. Madje nuk e di as që kjo këngë të jetë e saja”. /Telegrafi/