Në një fotosesion të ri për revistën i-D, supermodelja e shndërruar në yll të realitetit pozon me një sërë pamjesh, madje duke u zhveshur për një foto të zjarrtë.
Në një nga pozimet bardh e zi ajo shihet e veshur me sytjena të veçanta dhe një kapelë në kokë.
E siç mund ta njihni tashmë me shikim të parë, ky krijim i veçantë sytjenash mbanë emrin e kreatores Nensi Dojaka.
Si shumica e kreacioneve të saj, edhe këto sytjena janë të krijuara me detajet dhe prerjet e veçanta mbi tylin e tejdukshëm.
Përveç kapelës, sytjenat Kendall duket se i ka kombinuar edhe me të brendshme të poshtme dhe xhinse të cilat i ka lënë të zbërthyera.
Më parë Nensi, si një nga emrat më premtues të modës në arenën ndërkombëtare ka veshur edhe yjet e tjera me famë botërore si Bella Hadid, Zendaya, Dua Lipa, Hailey Bieber dhe Madison Beer.
Ndryshe, kujtojmë se pak ditë më parë Nensi prezantoi koleksionin e ri gjatë Javës së Modës në Londër. /Telegrafi/