Telegrafi

Kendall Jenner shkëput lidhjet me Kim Kardashian (Foto +16)

Modelja 19 – vjeçare Kendall Jenner është shprehur se nuk ka dëshirë që emri i saj të lidhet gjithmonë me motrën e saj Kim Kardashian, ndaj ka vendosur që të ndjek hapat e karrierës e vetme.

“Dua që vëmendja tashmë të jetë tek unë si profesioniste, jo vetëm tek unë e njohur nga Kim Kardashian”, thekson Jenner.

Synimet e Kendall tashmë shkojnë përtej famës së krijuar nga Kardashian.  Ajo aspiron të krijojë famën mbi personalitetin vetjak dhe të njihet si Kendall Jenner.

Modelja do të jetë në kopertinën e revistës Allure në muajin mars ku dhe ka realizuar një set fotografik në shoqërinë e një majmuni. /Telegrafi/