Forcat ukrainase kanë arritur të eliminojnë një njësi të këmbësorisë ruse në Bakhmut – duke i goditur nga droni me predha.
Pamjet e filmuara nga ajri shfaq këmbësorinë ruse në një fushë të gjelbëruar derisa po patrullonin, kur “befasohen” nga predhat që u binin nga droni, transmeton Telegrafi.
Është interesant sesi predhat që binin nga droni kishin precizitet tejet të madh, pasi përfundonin pak centimetra larg këmbëve të ushtarëve rusë.
E sulme të tilla të ukrainasve ndaj rusëve, janë bërë çdo herë e më të shpeshta, në veçanti në Bakhmut ku po zhvillohet beteja më e ashpër.
Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ripërsëritur kërkesën e tij për vendet perëndimore. Kërkon armë moderne në veçanti aeroplanë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi. /Telegrafi/