Telegrafi

Këmbësoria e ukrainasve hedhë në erë tankun rus në Donetsk – publikohen pamjet

Në rajonin e Donetskut po vazhdojnë të zhvillohen luftime të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve.

Kievi ka njoftuar se ka arritur të çlirojë dhjetëra vendbanime, që ishin nën kontrollin e rusëve, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, Moska ka urdhëruar tërheqjen e disa njësive nga ky rajon, nga frika se mund të rrethohen nga të gjitha anët nga ukrainasit.

E Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka publikuar pamjet nga ajri, që shfaq momentin kur një tank i ushtrisë ruse hidhet në erë nga këmbësoria e ukrainasve.

Në një moment tanku goditet me një predhë, mjaftueshëm për ta çorientuar dhe t’ia ndalur hovin më pas pason predha e dytë që e shkatërron plotësisht.

Nga ky shpërthim tejet i fuqishëm, mjeti i blinduar rus është bërë shkrumb e hi, kurse në qiell u ngrit një re e tymit të zi. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=WqkuVezldNw&ab_channel=%D0%9D%D0%9E%D0%92%D0%98%D0%9D%D0%98%D0%A3%D0%9A%D0%A0%D0%90%D0%87%D0%9D%D0%98