Site icon Telegrafi

Kelmendi e Gjakova në Barcelonë po finalizojnë përgatitjet për ‘Rio 2016’

Dy sportistet kosovare me normë olimpike Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova janë duke bërë përgatitjet e parafundit para Lojërave Olimpike që do të mbahen në Rio 2016.

Ato se bashku me trajnerin e tyre Driton Kuka tani janë duke qëndruar në Barcelonë për të zhvilluar stërvitjet përgatitore për Rio, transmeton Koha.net. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Driton Kuka.

“Castelldefels Barcelona kampi përgatitor i parafundit para Lojërave Olimpike Rio 2016.

Dy sportistet e vetme të shtetit tonë të ri që kanë arritur normën olimpike po finalizojnë përgatitjet për Rio”, ka shkruar Kuka.

Exit mobile version