Telegrafi

‘Kelme’ në të kaluarën ka qenë sponsor i fanellave të këtyre klubeve të njohura (Foto)

Federata e Futbollit të Kosovës dhe marka e njohur sportive ‘Kelme’ kanë arritur marrëveshje për fanellat e Përfaqësueses së Kosovës.

Kompania e njohur spanjolle e veshmbathjeve sportive në ta kaluarën ka qenë sponsor i fanellave edhe i Real Madridit për vitet 1994 deri 1998.

Pastaj edhe i Malagas (1997/2001), Villarrealit (1999/2005), Levantes (2012-2014) dhe i shumë klubeve spanjolle.

Por, ka veshur edhe përfaqësuese si ajo e Kuvajtit (1998/2000; 2000/2002), Emiratet e Bashkuara Arabe (1998/2000) dhe Kenisë (2012/2014). /Telegrafi/