Portieri i Liverpoolit, Caoimhin Kelleher, është i hapur që të largohet nga Anfield në afatin kalimtar të janarit.
The Echo raporton se 21-vjeçari planifikon të huazohet në një klub pas hapjes së afatit kalimtar dimëror.
Kelleher është zgjedhja e tretë në portën e Liverpoolit, prapa Alisson Becker dhe Adrian.
Ai ishte pranë largimit drejt Holandës në ditët e fundit të afatit kalimtar veror, mirëpo transferimi dështoi pas lëndimit të Alisson.
Irlandezi ka qenë pjesë e Akademisë së Liverpoolit nga viti 2015, ndërsa në vitin 2019 u përfshi në ekipin e parë. /Telegrafi/