Telegrafi

Kelleher dëshiron largimin nga Liverpooli, por vetëm me një kusht

James Pearce i Athletic raporton se Caoimhin Kelleher do të ishte i gatshëm të largohej nga Liverpool, por vetëm për një ekip ku ai do të ishte titullar.

“Caoimhin Kelleher është i etur për të lëvizur nëse ai mund të jetë një numër 1 diku tjetër, por mund të gjejë opsione të kufizuara në atë front”, shkroi gazetari.

Reprezentuesi i Republikës së Irlandës ka bërë 21 paraqitje në ekipin e parë në katër sezone te Liverpool, duke vepruar si një zëvendësues për Alisson.

Lexo po ashtu As Salah e as Van Dijk - zbulohet lojtari, vazhdimi i kontratës së të cilit Liverpooli do ta ketë prioritet

Pearce më parë kishte raportuar se shitja e Kelleher mund të shihte Liverpoolin të fitonte 25 milionë euro.

Pyetja e madhe është nëse do të mund të gjenin një zëvendësues të një cilësie të ngjashme nëse 24-vjeçari largohet. /Telegrafi/