Profesori dhe anëtari i Fraksionit Demokratik të OBRM-PDUKM-së, Jove Kekenovski, thotë se në deklaratën e ish ministrave, Gordana Jankullovska dhe Mile Janakieski, të dhënë në seancën për lëndën “Titanik”, se kanë qenë viktimë të përgjimeve, në fakt e drejtojnë gishtin kah Gruevski dhe Mijalkovi.
“A e drejtojnë gishtin drejt Mijallkovit dhe Gruevskit, Jankullovska dhe Janakieski me arsyetimin se nuk mund të gjykohen në bazë të materialeve që dalin nga përgjimi masovik i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe se ata janë palë të dëmtuara”, pyet Kekenovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Jankullovska dhe Janakieski në seancën e sotme i thanë gjyqtarit Osman Shabani se janë shkelur të drejtat njerëzore nga fakti që me vite kanë qenë të përgjuar në mënyrë jo ligjore.
“Të vërtetohet autenticiteti i bisedave të përgjuara para se të dëgjohen në seancë për shkak se edhe mua edhe Janakieskit na janë shkelur të drejtat e njeriut. Do të vinim në një situatë ku gjykata do të sjell vendim jo të rregullt nga diçka që del nga shkelja flagrante e të drejtave të njeriut, për shkak se me vite bisedat tona kanë qenë të përgjuara pa urdhër nga gjykata”, tha Jankullovska./Telegrafi/