Telegrafi

Kejvinën nuk do ta shohim në ekranet shqiptare, bukuroshja vazhdon karrierën në Itali

Prezantuesja dhe modelja, Kejvina Kthella (Foto: Instagram/Kejvina_Kthella)

Qe disa ditë është duke qarkulluar lajmi se Kejvina Kthella do të largohet nga  “Xing me Ermalin”, ndërsa largimin e saj e ka konfirmuar të shtunën mbrëma edhe drejtuesi i emisionit, Ermal Mamaqi. Ai tha se ishte emisioni i fundit, në të cilin shfaqej prezantuesja e bukur.

“Sot ka diçka që më gërryen nga brenda dhe e ndjej si dhimbje shpirtërore edhe fizike. Është një dhimbje që mund të krahasohet me atë të lindjes së një fëmije. Tragjedia ka ndodhur dhe ka goditur rrënjët e emisionit tonë”, ka thënë Ermali, citon tvklan.al.

Pas konfirmimit të lajmit për largimin e saj, Kejvina ka treguar se projekti i saj i radhës do të jetë jashtë Shqipërisë. Ajo tha se do të zhvendoset në Milano të Italisë ku po e presin gjëra bukura.

Ajo nuk ka dhënë detaje lidhur me punën e re, por drejtuesi i emisionit, Ermal Mamaqi tha se së shpejti bukuroshen do të keni mundësi ta ndiqni në një prej kanaleve më të fuqishëm italianë.

“A mund të na thuash se ku do të shkosh?”, ishte pyetja e Ermalit, ndërsa Kevina u përgjigj: “Do iki në Itali, në Milano. Diçka e bukur po më pret”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kejvina Kthella

“Të gjithë ju që keni mundësi të shikoni kanalet italiane do t’ju them që do ta shikoni shumë shpejt Kejvinën në një kanal të fuqishëm”.

“Ti po largohesh në mes të sezonit dhe unë duhej të të hidhja në gjyq, por nuk do ta bëj. Por, dua të them se për këtë vajzë është e pamundur të kesh ndjenja negative”.

“Ajo është shumë pozitive dhe unë dua ta falënderoj edhe në emër të stafit që e kishim kolege. Mund të them me bindje të plotë se kam fituar një mike të mirë tani dhe të falënderoj që ishe pjesë e jetës time”, ka thënë Ermali.