Telegrafi

Kejvina publikon video ku shfaqet si brune: Pasi nuk mund ta ndryshoj imazhin pas Big Brother, vendosa t’i ndryshoj flokët

(Foto: Instagram/Kejvina)

Kejvina Kthella ka qenë mjaft e përfolur në muajt e fundit, sidomos pas pjesëmarrjes në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

Modelja ishte pjesë e shtëpisë së popullarizuar, mirëpo rrugëtimi i saj përfundoi me përjashtim.

Pas një debati me Luiz Ejllin që solli edhe një sulm fizik ndaj këngëtarit, bukuroshja u skualifikua nga formati televiziv.

Pas daljes nga shtëpia, ajo ka reflektuar dhe përveç që i kërkoi ndejës publikut dhe Luizit, Kejvina madje nuk e ka kursyer përkrahjen për të.

Së fundmi, ajo është shfaqur në një video në Instagram me një ndryshim në dukjen e saj, ku nga bionde është shndërruar në brune.

Lexo po ashtu Kejvina Kthella e acaruar thotë se do të donte të hynte sërish në BBVA: E bëra një gabim, por do ta bëja edhe një tjetër

“Meqë imazhin mbas Bigut s’e ndryshoj dot, thash të ndryshoj flokët…”, ka shkruar ajo me shaka. /Telegrafi/