Site icon Telegrafi

Kejvina bën rolin e modeles, pozon me të brendshme

Kejvina Kthella (Foto: Instagram/Kejvina_Kthella)

Kejvina Kthella është mjaft aktive në rrjetet sociale, përmes publikimit të fotografive që vënë në pah bukurinë e saj.

Bukuroshja është bërë e popullarizuar falë angazhimit të saj në emisionin e Ermal Mamaqit, “Xing me Ermalin”.

Ndërsa përmes imazheve që i poston në Instagram, deri më tani ka arritur që të përcillet nga më shumë se 268 mijë ndjekës.

Lexo po ashtu Lajmet për Kejvina Kthellën

Në disa prej pozave të publikuara, ajo bën rolin e modeles duke arritur të marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e saj.

Edhe gjatë kësaj fundjave, biondja e popullarizuar i ka postuar disa fotografi në të cilat ka pozuar me të brendshme të brendit Calvin Klein.

Në këtë mënyrë, ajo ka vënë në plan të parë linjat mahnitëse trupore, ndërsa fansat i kanë pëlqyer pozat e reja.

Kejvina arrin në këtë formë që pos marrjes së vëmendjes përmes ekranit gjatë shfaqjes në ekran, arrin të joshë interesimin me dukjen e saj edhe me anë të imazheve në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version