Site icon Telegrafi

Keita takon krerët e RB Leipzig, kërkon largimin drejt Liverpoolit

Naby Keita është takuar dy herë me krerët e RB Leipzig brenda kësaj jave. 

Mesfushori e ka prioritet kalimin te Liverpooli që udhëhiqet nga Jurgen Klopp.

Sipas Liverpool Echo, Keita është takuar me menaxhmentin e Leipzigut dy herë në këtë javë.

Tani topi është në fushën e klubit gjerman, që do të vendosin se a do ta shesin, apo do ta mbajnë në ekip.

Në takimin e fundit që u mbajt të mërkurën, Keita u ka kërkuar klubit largimin drejt Liverpoolit. /Telegrafi/

Exit mobile version