Site icon Telegrafi

Keita po e pret Juventusin

Mediat italiane raportojnë se Keita Blde Diao po e pret Juventusin, përkundër spekulimeve se ai ishte afër Interit.

Sulmuesi ishte lënë jashtë formacionit të Lazios në miqësoren e fundit dhe mediat italiane kanë shkruar se ai ishte afër Interit.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Juventusit

Sidoqoftë, ItaSportPress është duke raportuar se ai po e pret Juventusin, me të cilin klub ai tashmë ka një marrëveshje.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth transferimeve

Por, Lazio nuk dëshiron ta shesë te Juvja, pasi tashmë ka një marrëveshje me Interin.

Ky mund të bëhet problem serioz, pasi Zonja e Vjetër është afër Federico Bernardeschin me të cilin besohet se po ashtu ka një marrëveshje. /Telegrafi/

 

Exit mobile version