Naby Keita nuk është më në planet e Liverpoolit.
Sipas “Liverpool Echo” skuadra e Jurgen Kloopit ka përfunduar interesimin për yllin e Leipzigut dhe se nuk do të bëjë edhe ofertën e tretë.
The Reds kishin besuar se oferta prej 73 milionë eurove do të bind zyrtarët e klubit gjerman, skuadra që do të paraqitet për herë të parë në Ligën e Kampionëve e refuzoi ofertën e klubit anglez.
Por, Liverpooli do të synojë transferimin e Keitas gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.
Ndryshe, The Reds po këmbëngulin në blerjen e mbrojtësit të Southamptonit, Van Dijk. /Telegrafi/