Lazio nuk është aspak e kënaqur me Keita Balde Diaon, pasi dyshohet se ai ka nënshkruar para-kontratë me Juventusin.
Sipas Corriere dello Sport, kjo është arsyeja pse futbollisti e ka refuzuar rinovimin me Biancocelestët dhe ofertat e klubeve tjera, në mesin e tyre edhe të Milanit.
Sidoqoftë, anësori nuk ka të drejtë ligjore që të flasë lirshëm me klubet tjera deri në gjashtë muaj para se t’i skadojë kontrata.
Ai është i lidhur me Lazion deri në qershorin e vitit 2018 që do të thotë se mund ta negociojë largimin e tij nga muaji janar.
Krerët e klubi kryeqytetas janë ankuar ndaj Juves pse nuk i ka kontaktuar ata për të marrë leje që të bisedojë me lojtarin. /Telegrafi/