Sensacioni i Lazios, Keita Balde Diao do të preferonte të bashkohej me Milanin dhe jo Juventusin për t’i garantuar vetes futboll të rregullt në ekip.
Kontrata e reprezentuesit 22-vjeçar të Senegalit do të përfundojë në qershor të vitit 2018 dhe një shitje verore ka gjasa të ngjaj shumë lehtë.
Këtë sezon Keita Balde ka shënuar 13 gola të Serie A dhe ka shtuar tri asistime, por më së shumti erdhi nga stol për trajnerin Simone Inzaghi.
Ndërsa, në Angli ka pasur raporte sot se Keita i kishte dhënë përgjigje të qartë Juventusit për një kalim gjatë verës, pikëpamja në Itali është krejt ndryshe.
I lodhur nga ulja në stolin e Lazios dhe duke u konsideruar si një zëvendësues i ndikimit, Mediaset Premium këmbëngul se Keita do të preferonte Milanin për t’i garantuar vetes futboll të rregullt në ekip.
Ndryshe, Keita filloi karrierën në Akademinë Rinore të Barcelonës dhe u bashkua me ekipin e të rinjve të Lazio në korrik 2011. /Telegrafi/