Telegrafi

KEDS reagon ndaj thirrjes së KMDLNJ-së që qytetarët të mos i paguajnë plotësisht faturat e rrymës

Këshilli për Mbrojtën e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka ftuar qytetarët e Kosovës të mos e paguajnë energjinë elektrike në shumën e faturuar, por ta paguajnë vetëm 70-përqindëshin e saj.

Lexo po ashtu KMDLNj: Qytetarët ta paguajnë rrymën vetëm 70 % të shumës së faturuar

Pas kësaj deklarate të KMDLNJ-së, Insajderi ka kontaktuar me zëdhënësin e KEDS, Viktor Buzhala.

Buzhala ka thënë se i vetmi entitet që rregullon operimet e kompanisë KEDS, është Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

“Ne kemi aplikuar të gjitha politikat dhe vendimet nga institucionet relevante dhe do të vazhdojmë të veprojmë njëjtë. Entiteti përgjegjës që rregullon operimet tona është ZRRE, dhe ne do të aplikojmë çdo vendim që vije nga ky institucion”, ka thënë Buzhala.

KMDLNJ ka kërkuar që të zbatohet vendimi i Gjykatës së Apelit për ndërprerje të faturimit diskriminues, në baza etnike.