Sulmuesi i Juventusit, Moise Kean, është shumë pranë që të kalojë te Evrtoni për 30 milionë euro plus bonuset, ndërsa brenda 48 orëve do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore – bëjnë të ditur mediat italiane.
Sipas Sky Sport Italia, Mediaset Premium dhe Goal.com, agjenti Mino Raiola u ka thënë disa ekspertëve italianë të transferimeve se marrëveshja është arritur.
19-vjeçari do të përfitojë tre milionë euro për sezon te klubi anglez, ndërsa thuhet se tashmë është larguar nga kampi stërvitor Continassa për t’u bërë gati për të udhëtuar drejt Anglisë.
Ngecja e vetme në bisedime ka pasur të bëjë me kërkesën e Juventusit për ta ruajtur opsionin e riblerjes, ndërsa nuk është bërë e ditur nëse ia ka arritur qëllimit.
Evertoni do të paguajë 30 milionë euro plus 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh për talentin e ri italian. /Telegrafi/