Në oborrin e shtëpisë, teksa ishin disa banorë jashtë duke ndenjur së bashku, Meritoni bën një pyetje jo të këndshme.
Pyetja ishte “A ke menduar ndonjëherë për treshe?” që duket se ia drejtoi Rozës, ndërsa banorët reagojnë duke e kundërshtuar Meritonin, pasi e konsiderojnë këtë pyetje ofenduese.
I pari reagon Graciano duke thënë: “Nuk mund t’i thuash dot treshe, t’i thuash një vajze, është ofenduese. Po të tregoj që po ti kishte thënë dikush të afërmit tim, nuk do të reagoja mirë.
Ndërsa Meritoni shprehet se nuk është asgjë për t’u befasur, pasi atij i duket shumë normale kjo gjë, po ashtu edhe bërja e kësaj pyetje.
Meritoni arsyetohet duke thënë që gjithashtu edhe Roza tërë kohës bën pyetje provokative.
Roza shprehet: “Pyetjet e mia provokative, nuk janë fare të këtij lloji, të kësaj natyre seksuale.”
Ndërsa Rike thotë: “Iu drejtove Rozës, se po të më thoshe mua, do të t’i rregulloja unë ty treshet.” /Telegrafi/