Gani Gërmia dhe Kader Kicaj kanë pasur një përplasje të ashpër me njëri-tjetrin pas përfundimit të programit artistik për nder të Ditës së Flamurit.
Të njëjtit diskutuan në oborr, ku të përfshirë qenë edhe Alby the Goat e Lumbardh Salihu.
Ish-Miss Prizreni e ka quajtur vazhdimisht Ganiun burrec, e duke i thënë edhe disa fjalë të tjera.
“Burrec i vogël, i shan femrat lidhje e pa lidhje”, u shpreh ajo.
Ai në anën tjetër e ngacmoi pasi është zgjedhur Miss në Prizren në vitin 2016.
“A ke ditur me ecë kur je zgjedhur Miss, se 2016, Miss i 2016”, ka qenë thumbi i gazetarit e humoristit nga Kamenica.
Dyshja kanë vazhduar, ku nuk ka munguar ndërhyrja e konkurrentëve të tjerë të këtij formati.
Kader ndryshe që në hyrje është sulmuar nga banorët dhe momentalisht ruan raporte të mira vetëm me Lumin e Albyn. /Telegrafi/