Biondja e bukur, Keisi Medini, e cila është duke e provuar veten në muzikë, është vajza e këngëtarit Sabiani.
Derisa babai i saj ndodhet brenda shtëpisë së Big Brother VIP, në spektaklin televiziv janë të përhershme debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe shumëçka tjetër.
Këngëtari këto ditë ishte përfshirë në një debat me Einxhel Shkira, të cilën e kishte etiketuar si ‘shejtan’, ashtu që tensionet mes tyre vetëm sa janë shtuar.
Keisi, e cila në çdo situatë e mbështet babanë e saj, nuk ka hezituar të bëjë një reagim në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar brenda shtëpisë.
“O Sabiano i ke bërë fantazmat me fol me vete… ah sa po përmbahem mos të them diçka më tepër”, është mbishkrimi i një fotografie ku shihej fytyra e Einxhelit në ekranin e një laptopi. /Telegrafi/