Site icon Telegrafi

“Ke ardhur si kërmill deri këtu”, Bledi Mane i kërkon falje publike Deamishelit për ofendimet që ia bëri gjatë javës

Deamishel Hoxha ka qenë njëra nga banoret më të sulmuara gjatë kësaj jave.

Ajo fillimisht pati një përballje me Efi Dhedhes, ku kjo e fundit i tha se dëshiron që ta shohë jashtë.

Pas kësaj, e njëjta u përfshi në një debat të ashpër edhe me gazetarin Bledi Mane.

Foto: Screenshot/YouTube

Banori që u rifut sërish në shtëpi përdori epitete të ndryshme ndaj Deas, ku në një moment e quajti edhe ‘kërmill’.

Lexo po ashtu Pija RC Cola në Big Brother VIP Albania, Luizi reagon i lumtur: Tani mund të rri edhe një vit në shtëpi

Ajo tha se është ndjerë e prekur dhe e ofenduar ndaj këtyre fjalëve si dhe nënvlerësimeve që i janë bërë.

Foto: Screenshot/Facebook

Dea: Nuk kanë qenë ditët më të bukura, për shkak të debateve dhe situatave të krijuara. Nuk i kam pritur disa ofendime dhe nënvlerësime.

Bledi: Ndryshe nga Kristi që nuk kam për t’i kërkuar ndjesë, Deas po i kërkoj ndjesë publike. Ishte gjuhë shumë e rëndë ndaj një vajze, aq më tepër ndaj Deas që ne njihemi edhe jashtë. E vetmja arsye ishte sepse më irritoi mbrëmja e së shtunës. Ndërkohë që ne ushqeheshim, gatuheshin intrigat e radhës. Sa e njoh unë Dean, ajo duhet të mbante një qëndrim.

Luiz: Domethënë gjithë javën shan, të martën kërkon ndjesë publike.

Bledi: Po ku ka njeri që ka sharë më shumë se ti, këtu? Ti e ke kërcënuar live atë. Unë e kuptoj situatën k uke përfunduar ti Luiz. Dështove me bërthamën, të iku edhe një lojtar tjetër.

Luiz: Lëri këto fjalime mo Bled.

Bledi: Të lutem, kuptoje situatën ku ke përfunduar. Ushtarët e tu janë larguar.

Luiz: Ku janë ushtarët? Cilët ushtarë? Ma thuaj një.

Bledi: E kutoj dëshpërimin tënd. Kam ardhur vetëm, do dal vetëm. Deas edhe njëherë i kërkoj ndjesë.

Dea: Kur Bledi më kërkoi falje, unë i thash vetë që nuk e mendova gjatë. Sa i përket Qetsorit, unë e njoh prej kohësh, e disa disiplinë ka ai në kuzhinë. Ndërsa për Bledin, për aq njohje sa ne kemi, prisja të më kërkonte të falur. Nuk më kishte ofenduar njeri aq shumë në një ditë. Nuk mund të jap një përgjigje tani, duhet ta gjykoj në vazhdimsi. Këto ofendimet nuk janë fare të këndshme. Nuk e pranoj dot që fjala “ordinere” të jetë në kuadër të lojës. Në më shumë se 100 ditë këtu, jam përpjekur të jem sa më optimale dhe jam munduar t’i ngre banorët. /Telegrafi/

Exit mobile version