Site icon Telegrafi

Kajak në Badovc – aktiviteti që jua qetëson mendjen dhe trupin!

Pas një jave me shumë angazhime, eksplorimi i bukurive natyrore është mënyra më e mirë për t’i rimbushur bateritë. Aktivitetet e ndryshme në natyrë, përveç se na qetësojnë mendjen, gjithashtu ndikojnë edhe në shëndetin tonë mendor e fizik.

Një prej aktivitete të tilla është edhe kajaku në liqenin e bukur të Badovcit, ku operatori turistik “Supercampers” organizon Kayaking & Kamping.

Vetëm rreth 20 kilometra larg qendrës së Prishtinës, pra në liqenin e Badovcit, dy themeluesit e “Supercampers”, Taulant Hoxha dhe Arian Krasniqi i vendosin tendat dhe i rendisin kajakët për të qëndruar disa ditë që t’i shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës duke i praktikuar sportet e preferuara.

Ditët e tyre karakterizohen me not, kajak, çiklizëm e shumë aventura tjera. Por ndonëse mund të duket një ditë e lodhshme, fjetja në tendë pranë qetësisë së ujit dhe liqenit dhe nën miliona yje, sigurisht se lodhja nuk vjen fare në mendje.

Çka është “Kajaku” dhe çfarë ju ofron?

Kajaku është një lloj lundre e gjatë, në të cilën uleni dhe me ndihmën e lopatave filloni të lundroni mbi ujë. Përfitimet e këtij sporti janë të shumta, duke përfshirë përmirësim të shëndetit kardiovaskular, rritje të forcës muskulore, largim të stresit e ankthit, etj.

Përveç liqenit të Badovcit, “Supercampers” një aktivitet të tillë e organizon edhe në liqenin e Radoniqit, lumin Drin dhe liqenin e Batllavës.

Sa është i sigurt “Kajaku”?

Si sport, kajaku din të jetë tejet i sigurt ose ekstrem i rrezikshëm. Megjithatë, në Kosovë dhe në vendet ku praktikohet “kajaku, uji kryesisht është i qetë dhe terreni i atillë që ky aktivitet të jetë tejet i sigurt për çdo person, duke përfshirë fëmijët e deri te moshat më të vjetra.

Si mund ta provoni këtë aktivitet?

Këtë aktivitet dhe shumë aktivitete tjera, mund t’i provoni duke kontaktuar kompaninë profesioniste turistike “Supercampers”.

Kjo kompani, e themeluar nga Taulant Hoxha dhe Arian Krasniqi, përveç kajakut organizon edhe kampingje në vende interesante, hiking, çiklizëm malor, ngjitje, etj.

Për të kontaktuar me Supercampers dhe për të marr më shumë informacione rreth çdo aktiviteti që dëshironi ta provoni, kontaktoni në:

Facebook: Supercampers

Instagram: Supercampers

E-mail: supercampers.ks@gmail.com

Nr. tel: +383 44 280 762

Me çfarë u xhiruan këto aktivitete?

Sa i përket pajisjeve, Gjirafa50 e ka mbështetur këtë aktivitet duke ofruar për xhirim pajisjet si më poshtë:

– Go Pro 7

– Dronin “DJI MAVIC 2 Pro”

Exit mobile version