Site icon Telegrafi

Katy Perry u bë virale pasi nuk mund ta gjente vendin e saj, pastaj pothuajse u rrëzua pas ceremonisë së kurorëzimit të Charles III

(Fotomontazh: Twitter)

Katy Perry është penguar teksa po largohej nga Westminster Abbey pas ceremonisë së kurorëzimit të mbretit Charles III në Londër.

Këngëtarja amerikane ishte ndër yjet pjesëmarrëse pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles III dhe mbretëreshës Camilla.

Perry mbërriti me stil në Pallatin Westminster në Londër me kryeredaktorin e British Vogue, Edward Enninful.

(Foto: Twitter)

Ylli i muzikës pop është fotografuar në ngjarjen historike teksa përpiqej të rifitonte ekuilibrin, meqë pothuajse u rrëzua pasi takat e saj të bardha i rrëshqitën në betonin e lagur.

Lexo po ashtu Katy Perry, Lionel Richie dhe Emma Thompson mes të famshmëve që po marrin pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles III

Megjithatë, këngëtarja e shmangu fatkeqësinë sepse arriti të dilte nga kisha anglikane pa u rrëzuar në tokë. Ajo do ta kujtojë padyshim ceremoninë e kurorëzimit të Charles III, duke qenë se përveç rrëshqitjes fatkeqe, fillimisht u soll nëpër pallat duke kërkuar një vend për t’u ulur.

Këngëtarja u bë virale pasi dukej e hutuar teksa u përpoq të gjente vendin e saj në fillim të kurorëzimit. /Telegrafi/

Exit mobile version