Site icon Telegrafi

Katy Perry “u tradhtua” nga prindërit e saj

Katy Perry ishte njëra prej mbështetëseve kryesore të Hillary Clintonit në garën për presidente të Amerikës përballë rivalit Donald Trump.

Mirëpo, këngëtarja ka treguar se prindërit e saj nuk e votuan të preferuarën e saj, por presidentin tashmë të zgjedhur, raporton Time.

Lexo po ashtu Cilët VIP-i do ta votojnë Clintonin dhe Trumpin?

“Sot prindërit e mi kanë votuar për Trump, por ju e dini se çfarë? Ne do të vazhdojmë të gjithë të ulur në një tryezë”.

“Ky është moment që ne duhet ta kujtojmë, që asgjë nuk e mposht dashurinë e prindërve”, ka deklaruar këngëtarja. /KP/Telegrafi/

Exit mobile version