Telegrafi

Katy Perry komplimenton Dua Lipën për linjat trupore

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, njihet për format e saj fantastike trupore.

Dhe, bukuroshja nga Prishtina ka nxitur komente, jo vetëm nga adhuruesit e saj.

Është Katy Perry që në rrjetin social Instagram ka komentuar në postimin e Dua Lipës, duke pyetur se si ka arritur të formësojë stomakun.

“Çfarë hijesh po përdor për t’i theksuar muskujt e stomakut, më duhen edhe mua pak”, ka shkruar Katy në postimin e Duas.

Ky është një lloj komplimenti për format e Dua Lipës, duke treguar se ajo i bën yjet tjera të ndjejnë zili.

Dua Lipa është një prej yjeve më të konsoliduara të tregut të muzikës ndërkombëtare.

Këngëtarja nga Prishtina është në vendin e parë në Britani duke thyer rekord me projektin e saj “One Kiss”. /Telegrafi/