Këngëtarja Katy Perry fitoi 33 milionë dollarë vetëm gjatë vitit 2017, duke u renditur këngëtarja e nëntë më e paguar e vitit të kaluar.
Ndërkohë që këtë vit, fitimet e yllit amerikan janë rritur dukshëm, duke shkuar në 83 milionë dollarë.
Ky kalkulim i të hyrave të saj është bërë që nga qershori i vitit 2017, deri në qershorin e këtij viti (2018).
Sipas Forbes, të ardhurat e saj u rritën dukshëm falë turneut botëror të koncerteve “Witness”.
Ndërsa 20 milionë dollarë, ajo i fitoi vetëm si gjyqtare në spektaklin e njohur të talenteve, “American Idol”.
Ndërkohë, albumi i saj me titull “Witness” ka arritur të shitet në 180 mijë kopje vetëm në javën e parë pas publikimit.
Taylor Swift renditet e dyta në listën e këngëtareve më të paguara të këtij viti, me rreth 80 milionë dollarë fitime.
Ndërkohë, pozita e tretë i takon këngëtares Beyonce, e cila gjithashtu nuk qëndron keq nga ana financiare, pasi ka grumbulluar plot 60 milionë dollarë fitime përbrenda një viti. /Telegrafi/