Yjet botërore, Katy Perry dhe Taylor Swift, vazhdojnë të jenë ndër emrat më të përfolur në tabloidet e huaja përkundër se dy artistet muaj më parë zyrtarisht i dhanë fund armiqësisë së tyre.
Këngëtarja dhe tekstshkruesja amerikane, Katy Perry së fundmi është hapur për raportin që ka me këngëtaren e “Lover” në një intervistë me Steller.
“Ne nuk kemi edhe lidhje të afërt me njëra-tjetrën për shkak se jemi shumë të zëna. Por, ne shkruajmë shumë”.
“Edhe pse ishte e vështirë, ishte e rëndësishme të bëjmë hapin e parë në videon muzikore që të shohin njerëzit”, ka thënë Perry.
“Falja është e rëndësishme. Është fuqi. Nëse mund të falni armikun tuaj, kjo është e mahnitshme. Është po ashtu e vështirë”, vazhdoi ajo.
Fansat u befasuan më shumë kur Katy është shfaqur në klipin e Taylor “You Need To Calm Down”, e veshur si një hamburger, derisa këngëtarja Swift është veshur si patate e fërguar dhe të dyja ngjajnë me ushqimet e MC Donalds.
Taylor dhe Katy kanë lënë anash të gjitha mosmarrëveshjet dhe ato janë pajtuar me njëra-tjetrën pas shtatë vitesh. /Telegrafi/