Telegrafi

Katy Perry dhe Orlando Bloom krijojnë këngë dhe inkurajojnë fansat, përkundër se aktori nuk mund të votojë

Katy Perry dhe Orlando Bloom kanë një mesazh për të gjithë amerikanët, përpara zgjedhjeve presidenciale.

Dyshja të mërkurën publikuan një video në Instagram, të cilët krijuan një këngë për t’i inkurajuar ndjekësit të votojnë personalisht se sa me postë, pasi votat e dërguara mund të mos shkojnë në destinacionin e duhur në Ditën e Zgjedhjeve.

“Çohu dhe shkëlqe dhe shko në votime tani”, këndoi Perry, 36 vjeçare.

Katy Perry dhe Orlando Bloom (Foto: Instagram)

“Votoni personalisht, jo me një fletëvotim me postë”, shtoi ylli i “Pirates of Caribbean”.

Lexo po ashtu Edhe 6 ditë deri tek zgjedhjet presidenciale, Kim Kardashian ua rikujton ndjekësve se duhet të votojnë

“Tani është koha për të votuar personalisht, personalisht, njerëzit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, përfundoi Perry.

Ajo pastaj bëri një ‘rikujtim miqësor’ për të ‘shkuar në votime’ dhe për të votuar.

Bloom, një britanik, shpjegoi se ai nuk mund të votojë, por u kërkoi fansave ta bënin këtë për vajzën e tij, Daisy, e cila erdhi në jetë para pak muajsh.

“Mami dhe babai këtu duke ju kujtuar se vota juaj numërohet”. /Telegrafi/

Katy Perry dhe Orlando Bloom (Foto: Axelle/Bauer-Griffin/FilmMagic)