Telegrafi

Katy Perry dhe Dua Lipa kritikohen nga këngëtarja indiane, Sona Mohapatra për vizitën e tyre në Indi

Katy Perry dhe Dua Lipa (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur indiane, Sona Mohapatra, ka kritikuar Katy Perryn dhe Dua Lipën për mos takimin e ndonjë prej këngëtarëve dhe krijuesve të muzikës nga India gjatë vizitës së tyre për koncertin në Mumbai.

Në një postim të gjatë në Instagram, Sona iu drejtua të dy këngëtarëve, duke folur për qëndrimin e tyre në Indi. Ajo shkroi, ” E dashura Katy dhe Dua, nuk deshët që të mësoni më shumë rreth historisë dhe traditës sonë muzikore?”.

Në postimin e saj, Sona i pyeti të dy këngëtarët se përse nuk takuan ndonjë këngëtarë dhe prodhues të vërtetë, pasi ishin në vend për koncertin e tyre.

Sona madje i ftoi të dy vajzat të merrnin pjesë në festimin e vjetër shekullor të Bali Jatra në Odisha. Ajo më tej shkroi, “Kjo është një nga pjesëmarrjet dhe festimet më të vjetra të Azisë”.

Të dyja Katy Perry dhe Dua Lipa ishin në Indi për “OnePlus Music Festival”, (Festivalin Muzikor OnePlus), i cili u mbajt më 16 nëntor në Mumbai në stadiumin DY Patil.

Para koncertit të tyre, të dy këngëtarët ishin shfaqur me të famshmit e Bollywood-it. Karan Johar madje hodhi një postim të mirëpritur për Katy Perryn në vendbanimin e tij.

Në këtë aktivitet po ashtu morën pjesë emrat më të mëdhenj në Bollywood, përfshirë Malaika Arora, Alia Bhatt, Arjun Kapoor, Ananya Panday, Aishwarya Rai Bachchan etj.

Ndërsa për Dua Lipën, ajo u takua me Shah Rukh Khan përpara koncertit të saj. Shah Rukh bëri një shkrim në mediat sociale, ku lavdëronte krijuesen e hitit të “New Rules” (Rregullave të reja). /Telegrafi/