Telegrafi

”Kathimerini”: Maqedonia nuk merr ftesë në samitin e radhës të NATO-s

Gazeta greke ”Kathimerini” bën të ditur se kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka marrë një siguri nga partnerët ndërkombëtarë se në samitin e korrikut nuk do të flitet aspak për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Arsyeja e një zhvillimi të këtillë në NATO është kriza politike e brendshme në Maqedoni, pra funksionimi jodemokratik i institucioneve në vend, si edhe problemet serioze me të cilat ballakfaqohet NATO-ja, si gjendja në detin Egje në mes Greqisë dhe Turqisë dhe kontrolli i valës së refugjatëve./Telegrafi/