Telegrafi

“Kathimerini”: Ankara e kushtëzon Shkupin në rrugën drejt NATO-s

Sipas gazetës greke “Kathimerini”, Ankara insiston të ekstradohen 15 shtetasit e Turqisë për të cilët autoritet turke thonë se janë anëtarë të rrjetit islamik të udhëhequr nga Fetula Gylen, i cili akuzohet për organizimin e puçit në Turqi.

Gazeta “Kathimerini”, shkruan se Truqia i bën kërcënime se do ta anulojë ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, nëse vendi nuk i ekstradon 15 shtetasit e Turqisë që Ankara i akuzon për përfshirje të puçit të pasuksesshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Dimitrov deklarohet nëse ndikon ekstradimi i pjesëtarëve të FETO-s në ratifikimin e protokollit

Këtë çështje e hapi ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar gjatë vizitës së tij në Shkup më 3 prill. Gjithashtu, Akar gjatë vizitës së tij në Kosovë kërkoi ekstradimin e shtetasve tjerë turk.

“Kathimerini” shkruan se kryeministri Zoran Zaev i ka refuzuar kërkesat e Ankarasë dhe për këtë ka marrë përkrahje nga përfaqësuesit zyrtar të BE-së, të cilët gjithashtu i kanë bërë thirrje Qeverisë në Shkup t’i respektojë të drejtat e njeriut.

Megjithatë, sipas kësaj gazete, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska në intervistë televizive ka deklaruar se është e nevojshme që Turqia të ratifikojë protokollin për anëtarësimin në Aleancë.

Ankara, gjithashtu, në vitin 2016 bisedon me Athinën në lidhje me fatin e tetë ushtarëve që Turqia i akuzon për pjesëmarrje në puçin shtetëror, ku Greqia ju pranoi azilin./Telegrafi/

Lexo po ashtu Maqedoni, do të përparohet bashkëpunimi në mbrojtje, por Turqia kërkon të ndërmerren masa kundër Fetos