Përdorni pastë të dhëmbëve nga qymyr druri për dhëmbë të bardhë dhe buzëqeshje mahnitëse
Ndër gjërat më të rëndësishme që të bëjnë të dukesh e bukur është buzëqeshja, prandaj edhe duhet të përkujdeseni për të.
Pasta e qymyr drurit besohet të ketë veti zbardhuese dhe është mënyrë e mirë për t’i mbajtur dhëmbët e pastër për periudha më të gjata se zakonisht.
Përdorni qeset e çajit për të rikthyer shkëlqimin në sytë e lodhur
Çaji mund të përdoret për shumë gjëra tjera, dhe siç e dini çaji i gjelbër ka efekte të mira në bukurinë e personave.
Mirëpo, nëse i vendosni qeset e nxehta të çajit në sy për pak minuta, ju së shpejti do t’i hiqni qafe rrathët e zi poshtë syve, transmeton Telegrafi.
Përdorni akull për ta mbajtur lëkurën super të butë
Aplikimi i akullit në fytyrë çdo mëngjes e mban lëkurën të butë dhe e bën të ndriçoj më shumë se zakonisht.
Përdorni sodë buke për t’i larguar erërat e këqija
Soda e bukës mund të përgatitet si deodorant me vaj kokosi dhe çdo vaj tjetër që e zgjidhni ju, për t’i larguar erërat e këqija të trupit. /Telegrafi/