Telegrafi

Katër vite nga triumfi i Majlinda Kelmendit në Kazan – Rusia nderoi flamurin dhe himnin e Kosovës falë xhudistes sonë

Komiteti Olimpik i Kosovës ka kujtuar triumfin e Majlinda Kelmendit para katër vitesh në Rusi.

Sot në këtë datë, xhudistja kosovare i kishte bërë të gjithë shqiptarët krenar, duke lartësuar flamurin e vendit tonë në shtetin rus.

Majlinda Kelmendi kishte arritur të shënojë fitore kundër francezes, Priscilla Gneto dhe është shpallur kampione e Evropës në kategorinë 52 kilogram.

Pejania e kishte mbyllur takimin para kohës, pasi e mposhti kundërshtaren me ippon, për t’u shpallur kështu kampione evropiane në xhudo.

Ky triumf i Kelmendit kishte gëzuar pa masë të gjithë në Kosovë e Shqipëri, pasi tashmë dihet se Rusia nuk na njeh ne si shtet dhe është aleatë i Serbisë. /Telegrafi/