Telegrafi

Katër udhëzimet që Mourinho duhet t’i jep lojtarëve për të arritur te fitorja ndaj Arsenalit

Manchester United's Portuguese manager Jose Mourinho gestures from the touchline during the English Premier League football match between Manchester United and Burnley at Old Trafford in Manchester, north west England, on October 29, 2016. / AFP / OLI SCARFF / RESTRICTED TO EDITORIAL USE. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' services. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. / (Photo credit should read OLI SCARFF/AFP/Getty Images)

Manchester Unitedi iu kthye fitoreve në Ligën Premier duke mundur Swansean me rezultat 1-3 para pushimit për ndeshjet e përfaqësuesve, por ndaj Arsenalit në Old Trafford do të jetë shumë më e vështirë që kjo të arrihet.

Jose Mourinho ka një rekord personal të jashtëzakonshëm ndaj Arsene Wengerit. Në 11 takime në Ligën Premier nuk ka humbur kurrë ndaj ekipit të teknikut francez, por futbolli është i ndërtuar në befasi.

Lexo po ashtu Katër instruksionet që Wenger duhet t’i jap lojtarëve për fituar për të parën herë ndaj Mout në Ligën Premier

Humbja e parë mund të mos vijë edhe për një kohë në rast se Special One i jep lojtarëve të tij udhëzimet e më poshtme, transmeton Telegrafi.

Kater instruksionet për të arritur te fitorja:

4.Kontollimi i posedimit të topit

Michael Carrick nuk ka luajtur shumë këtë sezon, por kur veterani është në fushë gjithçka është më e lehtë për Djajtë e Kuq. Në rast se Unitedi arrin të mbajë topin në mesfushë në krye me Carrick, tashmë kanë një avantazh ndaj Topçinjve, arma kryesore e të cilëve është mbajta e topit.

3.Qetësia në sulm

Zlatan Ibrahimovic është i pezulluar, kështu që sulmi do të udhëhiqet nga Anthony Martial ose Marcus Rashford, pse jo edhe nga të dytë. Hector Bellerin nuk do të luajë, kështu dyshja e Unitedit kanë shpejtësinë në anën e tyre dhe në rast se arrijnë të jetë të qetë para zonës kundërshtare ata mund të bëjnë mrekullinë.

2.Rifitimi i shpejt i topit kur Arsenali sulmon

Mbrojta me shumë mundësi do të jetë e ndërtuar nga Matteo Darmian, Phil Jones, Daley Blind dhe Marcos Rojo. Duke pasur parasysh cilësinë e sulmuesve të Arsenalit dhe aftësitë e tyre për të shënuar gola, mbrojta e Man Utd duhet të funksion në mënyrë fantastike. Presion dhe ruajte kokë për kokë në çdo hap, mos lejimi që ata të bashkëveprojnë mes veti, do ishte çelësi i suksesit.

1.Dominimi fizik

Të mundësh Arsenalin nuk është aspak e lehtë pasi Topçinjtë janë nga ato ekipet që nuk ndalen kurrë së qarkulluari topin dhe vrapuari. Por, mos të harrojmë se Unitedi ka fituar në të kaluarën me lojtarë si Anderson në mesfushë, e gjitha kjo pasi Djajtë e Kuq, posaçërisht mesfusha nuk është ndalur kurrë së vrapuari dhe luftuari. Me Paul Pogban dhe Ander Herreran do të jetë çdo gjë më e lehtë dhe Mourinho e di këtë, pasi është një praktikë që e ka përdorur edhe në të kaluarën.

/Telegrafi/