Katër persona thuhet se u vranë – nga të cilët dy fëmijë – pasi një ndërtesë banimi pranë qytetit të Kharkiv u granatua gjatë natës nga forcat ruse, thanë Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës (SES).
Sulmi thuhet se ka ndodhur në fshatin Slobozhanske, në juglindje të Ukrainës.
SES shtoi se një vajzë pesëvjeçare e plagosur është dërguar me urgjencë në spital për trajtim.
Ekipet e shpëtimit pritet të vazhdojnë operacionet e kërkimit sot për të nxjerrë trupat nga rrënojat, shtuan ata.
Ndaras prej kësaj, një qendër tregtare u dogj gjithashtu nga bombardimet në qendër të Kharkiv – megjithatë nuk është raportuar për viktima. /Telegrafi/