Katër persona kanë gjetur vdekjen të dielën pasdite (sipas kohës lokale) kur një grup personash të armatosur hapën zjarr jashtë një feste në një shtëpi në King City, Kaliforni, tha policia.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tre burra dolën nga automjeti dhe “qëlluan me breshëri të shumta mbi pjesëmarrësit e festës në oborrin e përparmë”, ka thënë Departamenti i Policisë së King City në një deklaratë.
JUST IN: At least 7 people were shot, 4 killed, at a King City, #California birthday party. #US Police searching for 3 gunmen. pic.twitter.com/1tfWGkv5zz
— GAROWE ONLINE (@GaroweOnline) March 4, 2024
“Të dyshuarit janë kthyer në automjetin e tyre dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka shtuar policia.
“Të dyshuarit ishin me veshje me ngjyrë të errët dhe kishin maska me ngjyrë të errët në kokat e tyre. Ata nuk janë identifikuar”.
Sipas njoftimit, policia është dërguar në vendngjarje rreth orës 18:00 (sipas kohës lokale).
Tre burra u shpallën të vdekur jashtë shtëpisë dhe një grua u transportua në Spitalin Mee Memorial, ku më vonë vdiq, tha policia. /Telegrafi/