Telegrafi

Katër të plagosur në Klinë

I përditësuar: Katër persona janë plagosur pas një përleshje në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”, në qytetin e Klinës.

Policia, ka njoftuar se ekipet e hetuesisë janë duke mbledhur informata lidhur me incidentin, ndërkaq nuk kanë dhënë detaje.

Ndërkaq sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, nga kjo përleshje të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim te mëtutjeshëm, ndërsa gjendja shëndetësore e njërit prej tyre raportohet të jetë më e rëndë.

Katër të plagosur në Klinë

Katër persona janë plagosur pas një përleshje në një lokal në qytetin e Klinës.

Disa persona janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim, raportojnë mediet.

Gjendja shëndetësore e njërit prej tyre raportohet të jetë më e rëndë.