Telegrafi

Katër të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë

Foto: Ilustrim

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e kësaj të shtunë në rrugën Prishtinë-Pejë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:45, në fshatin Bresje në Fushë Kosovë dhe në të janë përfshirë tri automjete.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 16:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (Bresje F.Kosovë). Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë ai.

Tutje, Krasniqi ka bërë të ditur se njësitet policore janë marrë me procedurat në vendngjarje. /Telegrafi/